Gjatë kësaj vizite Li Keqiang u njoh me situatën e biznesit dhe zhvillimin e tregut. Përgjegjësi i kompanisë "Huawei" tha se ecuria e kësaj kompanie jashtë vendit ka qenë shumë e mirë, gjë që ka ndihmuar në zhvillimin jo vetëm të kompanisë, por ka ofruar edhe mundësi punësimi. Vetëm në Rumani janë shtuar mbi 1 mijë vende pune, 70 për qind e punonjësve në këtë kompani janë vendës.
Li tha investimi i kompanive kineze jashtë vendit është në të mirë të zhvillimit të përbashkët.
Ai shtoi se vizita e kësaj here në Rumani dhe pjesëmarrja në takimin midis liderëve të Kinës dhe Europës Qendrore e Lindore është në favor të nxitje së bashkëpunimit konkret dypalësh.
Li vuri në dukje se qeveria kineze vazhdon të përkrahë ndërmarrjet kineze në investimet jashtë vendit. Ne, tha ai, dëshirojmë që së bashku me vendet e ndryshme të krijojmë një mjedis të mirë konkurrence për ndërmarrjet, të zgjidhim divergjencat nëpërmjet dialogut dhe konsultimeve dhe të punojmë për arritjen e përfitimeve reciproke. (Du)