Kina do të forcojë më tej bashkëpunimin ekonomiko-tregtar me Evropën Qendrore e Lindore. Deklarata u bë nga kryeministri kinez Li Keqiang në Forumin e 3-të Ekonomiko-Tregtar, Kinë-Europë Qendrore e Lindore, të organizuar të martën në Bukuresht.
Kryeministri Li vlerësoi miqësinë tradicionale midis Kinës dhe vendeve të këtij rajoni, duke theksuar se marrëdhëniet dypalëshe kanë hyrë në fazën ideale për kërkimin e mundësive dhe nxitjen e zhvillimit.
Për të konkretizuar bashkëpunimin, Li Keqiang paraqiti një propozim trepikash për dyfishimin e vëllimit tregtar, një sërë projektesh të mëdha infrastrukturore dhe zgjerimin e investimeve reciproke.
(Zhang Yan/Eda Merepeza)