Kryeministri i Kinës Li Keqiang u takua në Bukuresht me kryetarin e Senatit, Antonescu dhe kreun e Dhomës së Përfaqësuesve, Zgonea.
Në takimin me senatorin Antonescu, Li vlerësoi miqësinë tradicionale dhe shtoi se gjatë kësaj vizite u arritën rezultate pozitive në bashkëpunimin në fushat e ndërtimit të inflastrukturës, të energjisë, të bujqësisë etj.
Ai shprehu besimin se senatorët e rinj do të forcojnë shkëmbimet me Kinën, të nxitin mirëkuptimin reciprok, të luajnë rol pozitiv për zhvillimin e mëtejshëm të marrdhënieve kino-rumune.
Ndërsa gjatë takimit me kreun e Dhomës së Përfaqësuesve, Zgonea, kryeministri Li shprehu dëshirën që të dyja palët të organizojnë veprimtari për kremtimin e 65 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike dhe të arrijnë përparime të reja në bashkëpunimin dypalësh.
Zyrtarët e lartë rumunë vlerësuan vizitën e kryeministrit Li në Rumani dhe pjesëmarrjen e tij në takimin e liderëve Kina-vendet e Evropës Qendrore e Lindore. Ata theksuan se miqësia me Kinën përbën një prioritet për diplomacinë rumune. Pala rumune dëshiron zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me interes reciprok dhe ngritjen e tij në nivel të lartë.
Po atë ditë, Li Keqiang mbajti gjithashtu një fjalim në Parlamentin rumun.(Çang Çuo/Eda Merepeza)