PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Li Keqiang takohet me presidentin rumun Basescu
2013-11-28 09:21:26 CRI Komenti juaj Printoni
Kryeministri kinez Li Keqiang u takua të mërkurën në Bukuresht me presidentin e Rumanisë Traian Basescu.

Pasi i përcolli përshëndetjet e ngrohta nga kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping, Li tha se Kina dhe Rumania ruajnë miqësi të thellë dhe mbështetin njëra-tjetrën në çështjet me interesa thelbësore, çka ka krijuar një bazë të fortë për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.

"Vizita ime në Rumani ka si synim konsolidimin e miqësisë tradicionale, nxitjen e bashkëpunimit konkret dhe nxitjen e mëtejshme të partneritetit miqësor Kinë-Rumani," tha Li Keqiang.

Li shtoi se Kina do të vazhdojë reformat dhe do të zgjerojë hapjen e saj, gjë që do të ofrojë shanse të reja për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Shefi i qeverisë kineze theksoi se parimi bazë i Kinës me vendet e Europës Qendrore e Lindore është trajtimi i barabartë, respektim i ndërsjelltë, fitime dhe zhvillim i përbashkët.

"Kina është e gatshme që të punojë së bashku me vendet e këtij rajoni, duke dhënë kontribut për paqen dhe zhvillimin e botës," theksoi kryeministri Li.

Traian Basescu u shpreh nga ana e tij se vizita e kryeministrit Li Keqiang në Rumani ka patur sukses të plotë, çka me siguri do ta çojë bashkëpunimin Kinë-Europë Qendrore e Lindore në një fazë të re.

"Rumania nuk e harron përkrahjen e Kinës. Rumania është një mik i besueshëm i Kinës në këtë rajon dhe në Bashkimin Europian. Jemi të gatshëm që të zgjerojmë bashkëpunimin me Kinën në fusha të ndryshme dhe të luajmë rol aktiv për nxitjen e bashkëpunimit mes Kinës dhe vendeve të rajonit," tha Basescu.(Jiang Lei/Albana)

 

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China