PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Li Keqiang takohet me liderët e Europës Qendrore e Lindore
2013-11-28 09:21:26 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang u takua të martën dhe mërkurën me liderët e Malit të Zi, Maqedonisë, Sllovenisë dhe Shqipërisë.


 Milo Djukanovic

Gjatë takimit me homologun e vet malazez Milo Djukanovic, Li tha se qeveria kineze i kushton shumë rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve me Malin e Zi, duke shpresuar në konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve politike ndërmjet dy vendeve dhe në intensifikimin e bashkëpunimit në sistemin hekurudhor, ndërtimin e anijeve dhe turizmin.

Kina mbështet ndërmarrjet e saj të marrin pjesë në ndërtimin e infrastrukturës së Malit të Zi dhe është e gatshme të importojë më shumë produkte malazeze, për nxitjen e tregtisë dypalëshe, shtoi Li.

Nga ana e tij, Djukanovic theksoi se zgjerimi i bashkëpunimit me Kinën është në favor të zhvillimit ekonomik të Malit të Zi.

Mali i Zi është i gatshëm të punojë me Kinën për zbatimin e projekteve të bashkëpunimit përfshi projektet për rrugët dhe energjinë, të diskutojë lidhur me bashkëpunimin në sistemin hekurudhor dhe në ndërtimin e porteve, si dhe për arritjen e rezultateve konkrete mes Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore.


Nikola Gruevski

Në takimin me kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski, Li tha se viti 2013 shënoi 20-vjetorin e themelimit të marrëdhënieve diplomatike Kinë-Maqedoni, dhe se dy vendet kanë patur një rritje të shpejtë në shkëmbimet dypalëshe. Ai tha se Kina është e gatshme të marrë pjesë në ndërtimin e projekteve të rrugëve dhe termocentraleve në Maqedoni, dhe të zgjerojë bashkëpunimin tregtar, si dhe të shtojë investimet edhe në fusha të tjera.

Gruevski pohoi gjithashtu se bashkëpunimi në projektet e ndërtimit mes dy vendeve ka pasur progres dhe dy vendet kanë zhvilluar me sukses marrëdhëniet në këtë fushë. Ai shtoi se Maqedonia është e gatshme të mbështesë kompanitë dhe produktet kineze të hyjnë në tregun maqedonas dhe atë europian.


Alenka Bratusek

Gjatë takimit me kryeministren sllovene Alenka Bratusek, Li vlerësoi marrëdhëniet e shëndosha ndërmjet Kinës dhe Sllovenisë, dhe bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet dy vendeve. Ai tha se Kina është e gatshme të shtojë investimet në Slloveni, të marrë pjesë aktivisht në ndërtimin e infrastrukturës në këtë vend, duke përfshirë edhe rinovimin dhe zgjerimin e hekurudhës dhe porteve, si dhe të nxisë ndërtimin e rrjetit hekurudhor në Europën Qendrore dhe Lindore.

Bratusek tha nga ana e saj se, Sllovenia mirëpret kompanitë kineze të investojnë në vend, dhe të marrin pjesë aktivisht në procesin e privatizimit dhe në ndërtimin e hekurudhës dhe porteve. Ajo shtoi se Sllovenia është e gatshme të zgjerojë bashkëpunimin me Kinën në sektorin financiar, të teknologjisë së lartë dhe turizmit.

Gjatë takimit me kryministrin shqiptar Edi Rama, mëngjesin e së mërkurës, Li nënvizoi miqësinë e thellë tradicionale ndërmjet dy vendeve, dhe bëri thirrje për më shumë bashkëpunim dypalësh.

Ai tha se Kina është e gatshme të thellojë bashkëpunimin me Shqipërinë në infrastrukturë dhe bujqësi, si dhe inkurajon kompanitë kineze të angazhohen në rindërtimin e rrjetit hekurudhor në Shqipëri, si dhe për ndërtimin e rrugëve, termocentraleve dhe porteve në vend.

Gjatë takimit me kryeministrin kinez, Rama theksoi rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kinës si dhe prioritetin që qeveria shqiptare i ka dhënë projekteve rajonale në fushën e transportit, infrastrukturës dhe energjisë. Ai shtoi se Shqipëria është dakord me propozimet e Kinës për bashkëpunimin dhe është e gatshme të rrisë bashkëpunimin dypalësh për ndërtimin e rrugëve, hekurudhës, porteve dhe për bashkëpunimin në fushën energjetike, për të hapur një kapitull të ri të marrëdhënieve dypalëshe.

Li nisi të hënën udhëtimin e tij drejt Rumanisë dhe është kryeministri i parë kinez që viziton këtë vend pas 19 vitesh. Kjo është dhe vizita e tij e parë në Europën Qendrore e Lindore pas marrjes së detyrës në mars.

(Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China