Banka e Shqipërisë ka ulur normën bazë të interesit për lekun me 0.25 pikë përqindje, duke e zbritur në nivelin 3.25 %.
Në konferencën e përmuajshme për mediet, guvernatori i Bankës së Shqipërisë,Adrian Fullani deklaroi se vendimi i Këshillit Mbikqyrës synon të ruajë stimulin makroekonomik dhe të krijojë kushte të përshtatshme për përmbushjen e objektivit të inflacionit.
Sipas guvernatorit Fullani "korrektimi i borxhit fiskal do të jetë i domosdoshëm për rregullimin e borxhit të brendshëm ". Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë e Bankës së Shqipërisë për të ndërmarrë politika lehtësuese në kushtet e krizës ekonomike globale. (Eda Merepeza)