Kryeministri kinez Li Keqiang, i cili ndodhet për vizitë në Rumani, mbajti në parlamentin rus fjalimin me titull "Kinë-Rumani, bashkëpunimi miqësor, udhëtimi i mbarë".
Duke përshkruar marrëdhëniet Kinë-Rumani, kryeministri Li Keqiang përdori një fjalë të urtë rumune "ujërat rrjedhin, por gurët qëndrojnë përgjithmonë".
Li Keqiang u shpreh se Kina është e gatshme të zhvillojë partneritetin e gjithanshëm miqësor me Rumaninë, duke shtuar se të dyja vendet do të përparojnë së bashku me vendosmëri.
Për thellimin e bashkëpunimit, ai paraqiti një propozim katërpikësh,
si shtimi i besimit të ndërsjelltë politik; eksplorimi i potencialit të bashkëpunimit; nxitja e projekteve të mëdha të bashkëpunimit dhe ndërtimi i urës së shkëmbimeve kulturore mes dy popujve.
Pas fjalimit të kryeministrit Li, kryetari e Dhomës së Ulët të Parlamentit rumun, Valeriu Zgonea u shpreh se vizita e Li Keqiang-ut në Rumani dhe pjesëmarrja e tij në takimin e liderëve Kinë-Europë Qendrore e Lindore kanë rezultuar të frytshme, çka simbolizon që bashkëpunimi Kinë-Rumani është në një stad të ri.
"Parlamenti rumun do të mbështesë shtimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe është i gatshëm që, me rastin e 65-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe Rumanisë, të çojë marrëdhëniet dypalëshe si dhe bashkëpunimin Kinë-Europë Qendrore e Lindore në një nivel më të lartë," tha Zgonea. (Jiang Lei/Albana)