PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Bukuresht, Rama takon kryeministrin kinez Li Keqiang
2013-11-27 22:07:29 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri Edi Rama takoi të mërkurën kryeministrin kinez Li Keqiang, në kuadër të samitit Kinë – Europa Qendrore dhe Lindore.

Zyra e Shtypit e kryeministrit njofton se gjatë takimit, zoti Rama theksoi rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kinës, si edhe prioritetin që qeveria shqiptare u ka dhënë projekteve rajonale në fushën e transportit, infrastrukturës dhe energjisë. Kryeministri Rama e njohu homologun kinez me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, si edhe me disa nga projektet kryesore në fushat e lartpërmendura.

Kryeministri kinez, Li Keqiang, e uroi zotin Rama për fitoren e zgjedhjeve dhe drejtimin e suksesshëm të qeverisë. Zoti Li vlerësoi marrëdhëniet e deritanishme mes dy vendeve dhe theksoi nevojën për nxitjen e tyre në fushën e tregtisë dhe industrisë.



Zyra e Shtypit e qeverisë, flet për konkretizimin e projekteve në energjetike dhe industri, por nuk jep detaje se cilat projekte.

Më herët, kryeministri Rama takoi homologun polak, çek, sllovak dhe estonez. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China