Sunday  Apr 13th   2025  
PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, EQL: Interesat ekonomike dhe miqësia forcë drejtuese
2013-11-27 21:16:23 CRI Komenti juaj Printoni
Interesat ekonomike dhe miqësia tradicionale janë bërë një forcë bashkuese në marrëdhëniet midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore në samitin e sapomyllur, që ktheu një faqe të re në marrëdhëniet dypalëshe.

Liderët pjesëmarrës në samit ranë dakord se bashkëpunimi me Kinën ofron zhvillim për to, duke kontribuar direkt për investimet, tregtinë, financat, transportin, mbrojtjen e mjedisit dhe novacionin teknologjik.

Vëzhguesit ndërkombëtarë thonë se zhvillimi ekonomik i Kinës mund të sjellë përfitime për mbarë botën. Ndërkohë, në samitin e Bukureshtit pati konsensus për bashkuar interesat dhe për të ndarë eksperiencën e Kinës me vendet e Europës Qendrore dhe Lindore.

Në një artikull të shkruar dhe të publikuar nga shumë media të rajonit, kryeministri kinez Li Keqiang, thotë se vendet e këtij rajoni kanë pësuar ndryshime në strukturën e tyre ekonomike, çka ka sjellë freskimin tërësor të marrëdhënieve dypalëshe me Pekinin.

Kina është e hapur për të nxitur bashkëpunimin që ka në themel barazinë dhe respektin në trajtimin e marrëdhënieve ndërkombëtare. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte
E shtunë
E diel
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China