PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Li, propozim për thellimin e bashkëpunimit me Europën Qendrore e Lindore
2013-11-27 09:16:05 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang bëri të martën një propozim prej gjashtë pikash për thellimin e bashkëpunimit me vendet e Europës Qendrore e Lindore, gjatë takimit të liderëve Kinë-Europë Qendrore e Lindore.

Së pari, Kina dhe vendet e Europës Qendrore e Lindore duhet të intensifikojnë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, duke e dyfishuar vëllimin e tregtisë mes tyre brenda pesë vjetësh dhe duke diskutuar një marrëveshje kornizë për investimet industriale në të ardhmen e afërt.

Së dyti, të dy palët duhet të nxisin bashkëpunimin në infrastrukturë, duke krijuar linja tokësore e detare që lidhin Kinën dhe Evropën.

Së treti, Kina dhe vendet e Europës Qendrore e Lindore duhet të shtojnë "bashkëpunimin e gjelbër".

Së katërti, të dyja palët duhet të zgjerojnë kanalet e financimit. Ato duhet të shtojnë bashkëpunimin financiar duke ngritur degë të institucioneve të tyre financiare në tregjet e njëri-tjetrit e duke nënshkruar marrëveshje shkëmbimi monetar.

Së pesti, Kina dhe vendet e Europës Qendrore e Lindore duhet të shfrytëzojnë më tej potencialet e bashkëpunimit në nivel lokal.

Së gjashti, Kina dhe vendet e Europës Qendrore e Lindore duhet të zgjerojnë shkëmbimet kulturore.

Takimi i liderëve Kinë-Europë Qendrore e Lindore pason samitin Kinë - BE që u zhvillua javën e kaluar në Pekin.

Kryeministri Li e filloi vizitën e tij në Rumani të hënën. Kjo është vizita e tij e parë në Evropën Qendrore dhe Lindore që kur ai mori detyrën në mars.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China