Kryeministri kinez Li Keqiang tha se do të çojë në një shkallë të re zhvillimin e bashkëpunimit me vendet e Europës Qendrore e Lindore gjatë takimeve me liderët e vendeve përkatëse në Bukuresht.
Kryeministri kinez vuri në dukje se bashkëpunimi Kinë-Europë Qendrore e Lindore duhet të mbështetet mbi tre parime kryesore që përkatësisht janë: së pari, respektimi reciprok dhe barazia, ku të dyja palët duhet të marrin parasysh interesat thelbësore dhe shqetësimet e njëra-tjetrës; së dyti, leverdia reciproke me zhvillim të përbashkët ku të dyja palët duhet të thellojnë më tej lidhjet nëpërmjet bashkëpunimit dhe së treti nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm të bashkëpunimit dypalësh.
Pas takimeve, Kina dhe 16 vendet e Europës Qendrore e Lindore publikuan së bashku "Programin e Bashkëpunimit Kinë-Europë Qendrore e Lindore të Bukureshtit".
(Zhang Yan)