Kryeministri i Kinës Li Keqiang u takua të martën pasdite në Bukuresht me kryeministrin bullgar Plamen Oresharski, kryeministrin sllovak Robert Fico, kryeministrin çek Jiri Rusnok dhe atë polak Donald Tusk.
Plamen Oresharski
Në takim me Oresharskin, Li Keqiang u shpreh se shkëmbimet e bashkëpunimi midis Kinës e Bullgarisë në fusha të ndryshme ka arritur rezultate pozitive. Pala kineze dëshiron thellimin e bashkëpunimit në fushat e ndërtimit të inflastrukturës, të energjisë bërthamore etj.
Oresharski u shpreh se nga ana e tij se pala bullgare është e gatshme për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomiko-tregtar, bujqësor, në fushën e transportit, të energjetikës etj. me palën kineze dhe mirëpret investimet e kompanive kineze në Bullgari.
Fico
Gjatë takimit me homologun e vet sllovak Fico, z. Li vuri në dukje se vitin e ardhshëm do të jetë 65-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Pala kineze dëshiron të nxitë bashkë me palën sllovake hyrjen e marrëdhënieve mes dy vendeve në një fazë të re.
Fico u shpreh se miqësia tradicionale midis Sllovakisë e Kinës është e thellë. Bratislava dëshiron të zgjerojë bashkëpunimin me Pekinin në fushat e inflastrukturës, të energjetikës, të ndërmarrjeve të mesme e të vogla etj.
Jiri Rusnok
Në takim me Rusnokun, Li Keqiang tha se prirja e marrëdhënieve kinezo-çeke është e mirë. Kina është e gatshme të nxitë bashkëpunimin pragmatik dypalësh mbi bazën e besimit e të përfitimeve të ndërsjella.
Rusnok vuri në dukje nga ana e tij se potenciali i bashkëpunimi midis Republikës Çeke e Kinës është i madh. Praga zbaton politikën e një Kine dhe është e gatshme të shtojë shkëmbimet e bashkëpunimin me palën kineze mbi bazën e respektit reciprok e të mosndërhyrjes në punët e brendshme.
Donald Tusk
Në takim me Donald Tuskun, kryeministri Li u shpreh se pala kineze u kushton rëndësi marrëdhënieve me Poloninë dhe dëshiron të nxitë bashkëpunimin dypalësht në fushën e energjetikës, të mbrojtjes së mjedisit etj. Ndërsa Tusku u shpreh se bashkëpunimi midis Polonisë e Kinës ka një bazë të fortë dhe se zhvillimi i shpejtë i Kinës ka hapur një perspektivë të gjerë për bashkëpunimin mes dy vendeve. (Çang Çuo/Artani)