PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina dhe vendet e EQL-së publikojnë "Programin e Bukureshtit për Bashkëpunim"
2013-11-27 15:32:18 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala e kyçe:纲要---Gāng Yào---Program

U zhvillua të martën në Bukuresht takimi i liderëve të Kinës dhe të vendeve të Evropës Qendrore e Lindore (EQL), ku morën pjesë kryeministri i Kinës Li Keqiang, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrat e 15 vendeve të tjera të EQL-së ose përfaqësuesit e tyre.

Pjesëmarrësit vlerësuan kontributin e rëndësishëm të bashkëpunimit Kinë-EQL në konsolidimin e miqësisë tradicionale midis Kinës dhe vendeve të EQL-së, në forcimin e besimit reciprok politik, në thellimin e bashkëpunimit praktik, në nxitjen e shkëmbimeve njerëzore dhe në çuarjen përpara të zhvillimit të gjithanshëm të marrëdhënieve kino-evropiane. Pjesëmarrësit ranë darkord njëzëri se bashkëpunimi midis dy palëve përshtatet me karakteristikat e zhvillimit të këtyre vendeve dhe me kërkesat për bashkëpunim dhe njëkohësisht, përputhet me vullnetin e interesat e përbashkëta të popujve kinez dhe të vendeve të EQL-së.

Pjesëmarrësit e vendeve të ndryshme theksojnë se bashkëpunimi Kinë-EQL është pjesë plotësuese e partneritetit të gjithanshëm strategjik kino-evropian dhe të dy nuk bien në kundërshtim me njëri-tjetrin. Duke u nisur nga parimi i respektit reciprok, barazisë, leverdisë reciproke dhe fitimeve të përbashkëta, Kina dhe 16 vendet e EQL-së do të forcojnë dhe të thellojnë bashkëpunimin midis dy palëve, duke e çuar në një nivel të ri në bashkëpunimin kino-evropian, do t'u shërbejnë zhvillimit të këtyre vendeve dhe të mirave të këtyre popujve dhe do të nxitin paqen e stabilitetin në botë.

Për të çuar përpara bashkëpunimi midis Kinës dhe EQL-së, rreth temës "Bashkëpunimi për fitimet e zhvillimin e përbashkët", palët pjesëmarrëse hartuan dhe publikuan "Programin e Bukureshtit mbi Bashkëpunimin Kinë-Evropa Qendrore e Lindore". Sipas këtij programi, bashkëpunimi do të zhvillohet në bazë të ligjeve e rregulloreve vendëse dhe në vendet anëtare të BE-së, gjithashtu me respektimin e ligjeve të BE-së .

Sipas "Programit të Bukureshtit", do të zhvillohet çdo vit takimi midis liderit kinez dhe atyre të vendeve të EQL-së, ku do të përgjithësohen rezultatet e bashkëpunimit dhe do të projektohet drejtimi i bashkëpunimit të mëtejshëm. Sipas nivelit të bashkëpunimit, do të mendohet edhe për hartimin e planit afatitmesëm.

Në Program theksohet kundërshtimi i proteksionizmit në çdo formë, propozohet nxitja e investimeve reciproke dhe bashkëpunimit ekonomiko-tregtar dhe inkurajohen përpjekjet për pakësimin e mosbalancimit ekzistues në tregti. Në Program shpallet se viti 2014 do të jetë "Viti për nxitjen e investimeve dhe tregtisë për bashkëpunimin Kinë-EQL". Në këtë kornizë, do të zhvillohet në Kinë Panairi i mallrave të vendeve të EQL-së, do të organizohet mbledhja për prezantimin e investimeve mes Kinës dhe të vendeve të EQL-së pranë Panairit Ndërkombëtar të Investimeve dhe të Tregtisë të Kinës dhe do të përkrahet krijimi i Dhomës së Përbashkët të Tregtisë Kinë-EQL.

Në Program i kushtohet rëndësi rolit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) në bashkëpunimin ekonomiko-tregtar dhe propozohet të formohet platforma e shkëmbimeve midis NVM-së kineze dhe atyre të EQL-së. Në Program inkurajohen palët e ndryshme të zhvillohet edhe tregtia e produkteve bujqësore.

Në fushën bashkëpunimit monetar, Kina dhe vendet e EQL-sl theksojnë shtimin e koordinimeve dhe të shfrytëzojnë plotësisht "kredinë e posaçme prej 10 miliardë dollarësh". Palët mirëpresin nisjen zyrtare të fazës së parë të "Fondit të Bashkëpunimit të Investimeve Kinë-EQL" dhe përkrahin institucionet përkatëse monetare të nisin fazën e dytë në një kohë të përshtatshme. Në Program përkrahen institucionet monetare të Kinës dhe të EQL-së të përhapin shërbime dhe të krijojnë degë në palën tjetër dhe njëkohësisht, përkrahet edhe nënshkrimi i marrëveshjes dypalëshe të këmbimit reciprok të monedhave midis Bankës Qendrore Kineze dhe bankave qendrore të vendeve të EQL-së, që të nxitë pagesën e llogarive me monedhat përkatëse në tregtinë dhe investimet midis dy palëve.

Kina dhe vendet e EQL-së publikuan të martën "Programin e Bukureshtit mbi Bashkëpunimin Kinë-Evropa Qendrore e Lindore".

Në bashkëpunimin për projektet e mëdha, të dyja palët do të diskutojnë aktivisht për ndërtimin e hekurudhës midis Kinës dhe EQL-së, që t'i shërbejë transportit ndërkombëtar. Gjatë hekurudhës, do të nxitet ndërtimi i zonave me tatime favorizuese dhe qendra logjistike, që hekurudha të shndërrohet në arterien logjistike midis Kinës dhe Evropës. Në parimin e leverdisë reciproke, do të forcohet bashkëpunimi në fushat e infrastrukturës, si rrugë automobilistike, hekurudhë, porte, aeroporte etj.

Kina është e gatshme të shtojë bashkëpunimin me vendet e EQL-së në fushat e energjisë elektrike me energji bërthamore, ere, hidraulike dhe diellore dhe me energji të tjera të pastra. Ky propozim u mirëprit nga vendet e EQL-së. Kina dhe vendet e EQL-së do të forcojnë bashkëpunim edhe në mbrotjen dhe shfrytëzimin e vazhdueshëm të burimeve natyrore, në gjeologji, në zhvillimin e mineraleve etj.

Përsa u përket shkëmbimeve njerëzore, Kina do të krijojë lehtësi për turizmin në Kinë, duke deklaruar se shtetasit e të 16 vendeve të EQL-së do të mund të kalojnë nga Pekini dhe Shangai pa vizë brenda 72 orësh.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China