PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë- EQL, do të rriten investimet dhe bashkëpunimi në infrastrukturë
2013-11-26 21:15:16 CRI Komenti juaj Printoni
Kryeministri kinez Li Keqiang tha të martën se Kina do të nxitë vitin e ardhshëm zgjerimin e investimeve dhe tregtisë me vendet e Europën Qendrore dhe Lindore.

Viti 2014 do të përcaktohet si viti i promovimit të investimeve dhe të tregtisë midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, deklaroi Li në ceremoninë e hapjes së forumit ekonomik që po mbahet në Bukuresht.


Sipas një dokumenti udhëzues, brenda pesë vjetëve të ardhshëm do të dyfishohet vëllimi i tregtisë dypalëshe, gjithashtu do të inkurajohen ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për të luajtur një rol aktiv në bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.

Liderët premtuan mbështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për të forcuar bashkëpunimin në teknologjinë e gjelbër.

Të dy palët vendosën gjithashtu për promovimin e tregtisë në bujqësi, duke njoftuar mbështetjen për krijimin e një shoqate të përbashkët.

Për bashkëpunimin financiar, udhëheqësit kinezë dhe ata të Europës Qendrore dhe Lindore u zotuan për të forcuar koordinimin, inkurajojnë institucionet e tyre financiare për të përdorur 10 miliardë dollarë, një kredi e posaçme e qeverisë kineze për të rritur tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik në mes dy palëve.

Kina dhe vendet e Europës Qendrore dhe Lindore po kërkojnë bashkëpunim më të mirë për ndërtimin e infrastrukturës, përfshirë edhe ndërtimin e hekurudhës ndërkombëtare, sipas dokumentit udhëzues të përbashkët të lëshuar nga liderët e vendeve përkatëse.

Sipas udhëzuesit, të dy palët do të diskutojnë për ndërtimin e hekurudhës ndërkombëtare që do të lidhë Kinën me këtë vende.

Duke njoftuar projektin të hënën, Li tha se përdorimin i teknologjisë kineze është një tren i ri global që lidhet me cilësinë e lartë dhe çmimin e ulët.

Ndërkohë, Kina dhe vendet e Europës Qendrore dhe Lindore do të thellojnë bashkëpunimin për ndërtimin e autostradave, porteve dhe aeroporteve, si edhe do të përkrahin thellimin e Federatës së Biznesit për të mbështetur këto projekte. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China