Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë një konference për shtyp në Londër ka deklaruar se Kina luan një rol të rëndësishëm në Ballkan dhe në Evropën Juglindore, njofton agjencia kineze e lajmeve Xinhua.
Kreu i qeverisë shqiptare tha se pret me padurim t'i bashkohet samitit të bashkëpunimit mes 16 vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore në Bukuresht në fund të këtij muaji, ku merr pjesë dhe kryeministri kinez Li Keqiang.
"Kina po luan një rol të rëndësishëm, duke rritur angazhimin e saj në përpjekjet e vendeve të këtij rajoni drejt së ardhmes, veçanërisht drejt zhvillimit ekonomik", theksoi Rama gjatë konferencës për shtyp në kryeqytetin britanik. (Eda Merepeza/CRI)