PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë-EQL, bashkëpunimi fokusohet te hekurudha ndërkombëtare
2013-11-26 20:59:15 CRI Komenti juaj Printoni

Kina dhe vendet e Europës Qendrore dhe Lindore po kërkojnë bashkëpunim më të mirë për ndërtimin e infrastrukturës, përfshirë edhe ndërtimin e hekurudhës ndërkombëtare, sipas një dokumenti udhëzues të përbashkët të lëshuar nga liderët e vendeve përkatëse.

Dokumenti është produkt i takimit të dytë të një kryeministri kinez me liderët e vendeve të EQL, të mbledhur në kryeqytetin rumun.

Sipas udhëzuesit, të dy palët do të diskutojnë për ndërtimin e hekurudhës ndërkombëtare që do të lidhë Kinën me këtë vende. Më herët Kina arriti një marrëveshje me Hungarinë dhe Serbinë për të ndërtuar hekurudhën që do të lidhë të dy vendet.

Duke njoftuar projektin të hënën, Li tha se përdorimin i teknologjisë kineze është një trend i ri global që lidhet me cilësinë e lartë dhe çmimin e ulët.

Ndërkohë, Kina dhe vendet e Europës Qendrore dhe Lindore do të thellojnë bashkëpunimin për ndërtimin e autostradave, porteve dhe aeroporteve, si edhe do të përkrahin thellimin e Federatës së Biznesit për të mbështetur këto projekte. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China