Përveç bashkëpunimit në fushën e infrastrukturës, kryeministri kinez Li Keqiang paraqiti tre propozime lidhur me bashkëpunim ekonomiko-tregtar midis Kinës dhe vendeve Europës Qendrore dhe Lindore.
Sipas propozimit, brenda pesë vjetëve të ardhshëm do të dyfishohet vëllimi i tregtisë dypalëshe. Në një udhëzim të bashkëpunimit i miratuar në takim, udhëheqësit ranë dakord gjithashtu për të inkurajuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të vendeve të tyre për të luajtur një rol aktiv në bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.
Ata premtuan mbështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për të forcuar bashkëpunimin në teknologjinë e gjelbër.
Të dy palët vendosën gjithashtu për promovimin e tregtisë në bujqësi, duke njoftuar mbështetjen për krijimin e një shoqate të përbashkët.
Për bashkëpunimin financiar, udhëheqësit kinezë dhe ata të Europës Qendrore dhe Lindore u zotuan për të forcuar koordinimin, inkurajojnë institucionet e tyre financiare për të përdorur 10 miliardë dollarë, një kredi e posaçme e qeverisë kineze për të rritur tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik në mes dy palëve. (Vera/Leftion Peristeri)