PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Li Keqiang mban fjalim në Forumin Ekonomik Kinë-Europë Qendrore e Lindore
2013-11-26 15:41:50 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang, i cili ndodhet për vizitë në Rumani, mori pjesë paraditen e së martës në Forumin e 3-të Ekonomik Kinë-Europë Qendrore e Lindore, duke mbajtur një fjalim të rastit.

Tema e forumit është "Bashkëpunim, Fitim dhe Zhvillim". Në këtë forum ishin të pranishëm sipërmarrës nga qarqet e energjetikës, komunikacionit, industrisë kimike, inxhinierisë, telekomunikacionit, bujqësisë, turizmit dhe tregtisë.

Nga janari deri në tetorin e sivjetshëm, vëllimi i përgjitshëm tregtar ndërmjet Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore arriti në 45.4 miliardë dollarë amerikanë. Ndërkohë, ndërmarrjet kineze kanë bërë investime prej mbi 3.5 miliardë dollarësh amerikanë në këtë rajon dhe 16 vendet e Europës Qendrore e Lindore kanë investuar mbi 1.1 miliard dollarë në tregun kinez. Duket se infrastruktura po bëhet pika e re kryesore e bashkëpunimit mes dy palëve. (Jiang Lei/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China