Kështu u shpreh kryeministri kinez Li Keqiang gjatë takimeve të veçanta që pati pasditen e së hënës me homologët e tij nga Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Lituania dhe Estonia.
kryeministri i Bosnjë-Hercegovinës Vjekoslav Bevanda
kryeministri kroat Zoran Milanoviç
Kryeministri i Bosnjë-Hercegovinës Vjekoslav Bevanda u shpreh gjatë takimit me Li se vendi i tij e mirëpret shtimin e investimeve kineze. Ndërsa kryeministri kroat Zoran Milanoviç shprehu vullnetin për forcimin e bashkëpunimit me palën kineze në fushën e ndërtimit të infrastrukturës rrugore etj.
kryeministri i Lituanisë Algirdas Butkeviczius
Ndërkohë kryeministri i Lituanisë Algirdas Butkeviczius tha se vendi i tij dëshiron të thellojë bashkëpunimin me Kinën në fushën ekonomiko-tregtare, arsimore, kulturore, energjetike, të ndërtimit të porteve etj.
kryeministri i Estonisë Andrus Ansip
Nga ana e tij, kryeministri Andrus Ansip theksoi se Estonia i përmbahet politikës së "një Kine" në bazë të respektimit të sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Kinës. Ai tha se pala estoneze është e gatshme të zgjerojë bashkëpunimin me Kinën në fushën ekonomiko-tregtare, arsimore, kulturore etj.
(Zhang Yan/Artani)