PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Li Keqiang: "Jemi të gatshëm për thellimin e miqësisë dhe bashkëpunimit"
2013-11-26 09:02:57 CRI Komenti juaj Printoni

Të hënën pasdite, kryeministri kinez Li Keqiang, i cili ndodhet në Rumani për vizitë zyrtare, zhvilloi bisedime me kryeministrin rumun Victor Punta. Gjatë bisedimeve, kryeministri Li theksoi se duhet të thellohet miqësia tradicionale dhe bashkëpunimi konkret mes Kinës dhe Rumanisë si dhe të nxitet bashkëpunimi Kinë-Europë Qendrore e Lindore dhe partneriteti mes Kinës dhe Europës.

Shefi i qeverisë kineze vuri në dukje se së pari duhet të shtohet bashkëpunimi në energjetikë, çka përputhet me kërkesat e dy vendeve, së dyti, duhet të zgjerohet bashkëpunimi në infrastrukturë, sidomos në sistemin hekurudhor.

Ai tha se Kina e ka trajtuar gjithnjë me prioritet partneritetin Kinë-Europë dhe mbështet vendosmërisht procesin e integrimit të Europës.

"Kina është e gatshme të nxitë bashkëpunimin mes Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore si dhe zhvillimin e mëtejshëm të partneritetit mes Kinës dhe Europës," tha Li Keqiang.

Nga ana e tij, Punta tha se Rumania është e gatshme të punojë së bashku me palën kineze në fushat ekonomike, energjetike, hekurudhore dhe atë blegtorale.

"Rumania është e gatshme të bëhet vend partner i Kinës në Rajonin e Europës Qendrore e Lindore, si dhe në Bashkimin Europian. Ne do të luajmë një rol shembullor, për të nxitur bashkëpunimin e Kinës me vendet e tjera në rajon," u shpreh Punta. (Jiang Lei/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China