një artikull me titull "Përshëndetje nga mijëra kilometra larg".
Në artikullin e vet, z. Li thekson se megjithëse Kina dhe vendet e Evropës Qendrore e Lindore janë larg, zemrat e tyre janë të lidhura. Para 60 vjetëve, vendet e Evropës Qendrore e Lindore e njohën të parat Kinën e Re, duke filluar një faqe të re të bashkëpunimit miqësor me njëri-tjetrin. Në shekullin e 21-të, Reforma e Hapja e Kinës kanë hyrë në një fazë të re dhe vendet e Evropës Qendore e Lindore kanë arritur rezultate pozitive në tranzicionin ekonomik. Marrëdhëniet reciproke kanë pasur një gjallëri të re në kushtet e reja historike.
Në artikull vihet në dukje se në vitin 2012, vëllimi i tregtisë midis Kinës dhe Evropës Qendrore e Lindore arriti në mbi 50 miliardë dollarë amerikanë dhe bashkëpunimi tregtar arriti rezultate pozitive. Kina ka nënshkruar marrëveshje shkëmbimi monetar me Shqipërinë, Hungarinë etj.
Në artikullin e kreut të qeverisë kineze Li Keqiang theksohet po ashtu se shkëmbimet kulturore midis Kinës e vendeve të Europës Qendrore e Lindore janë të larmishme. Mësimi i gjuhës kineze, studimi në Kinë dhe vlerësimi i artit kinez janë bërë një prirje e kohës në Europën Qendrore e Lindore. Filmat dhe sporti i vendeve të Europës Qendrore e Lindore kanë lënë përshtypje të thella në Kinë. Turizmi në vendet e Evropës Qendrore e Lindore është tashmë mjaft i përhapur te qytetarët e thjeshtë kinezë. (Çang Çuo/Artani)