PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina do të marrë pjesë në ndërtimin e hekurudhës që lidh Hungarinë me Serbinë
2013-11-26 09:06:26 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang u takua të hënën pasdite në Bukuresht me kryeministrin hungarez Orban Viktor dhe atë serb Ivica Daçiç. Në një konferencë shtypi pas takimeve, të tre kryeministrat shpallën se Kina do të marrë pjesë në projektin e ndërtimit të hekurudhës së shpejtësisë së lartë që do të lidhë Hungarinë me Serbinë.

Sipas njoftimit, kjo linjë hekurudhore do të lidhë kryeqytetin serb Beograd me atë hungarez Budapest. Të tre palët do të formojnë një grup të përbashkët pune për zbatimin e këtij projekti. Kryeministri Li u shpreh se hekurudha Beograd-Budapest është një projekt simbolik në bashkëpunimin midis Kinës dhe Europës Qendrore dhe Lindore. Pas Reformës dhe Hapjes, Kina ka ndërtuar shumë linja hekurudhore, duke zotëruar përvojë të pasur dhe teknologji e pajisje të përparuara. Përveç këtyre, projekti i ofruar nga pala kineze ka epërsi të dukshme nga ana e kostos. (Xu Guang/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China