PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Li-Ponta:të shtojmë përpjekjet për rritjen e miqësisë dhe bashkëpunimit
2013-11-25 23:01:54 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang gjatë takimit me homologun rumun Victor Ponta në Bukuresht propozoi që të dy vendet të thellojnë miqësinë dhe bashkëpunimin praktik mes tyre. "Marrëdhëniet kino-rumune janë zhvilluar gradualisht, që pas vendosjes në nivel diplomatik në vitin 1949, pavarësisht ndryshimeve të mëdha të situatës ndërkombëtare", theksoi kreu i qeverisë kineze.

"Në kuadër të 65 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dypalëshe si dhe 10 vjetorit të partneritetit kino-rumun, Pekini zyrtar shpreson që të dyja palët do të nxitin më tej miqësinë dhe bashkëpunimin, theksoi Li.

Kreu rumun i ekzekutivit nënvizoi se sesioni i 3-të plenar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, riafirmoi angazhimin politik për thellimin e reformave dhe hapjen e mëtejshme të vendit ndaj botës, ndaj dhe marrëdhëniet kino-rumune kanë mundësi të reja zhvillimi.


Li bëri thirrje për shtimin e eksporteve rumune nga sektori i bujqësisë dhe blegtorisë në tregun kinez, duke saktësuar se Kina synon të importojë më shumë mish viçi dhe deleje nga Rumania si dhe të forcojë bashkëpunimin afatgjatë në këtë zonë.

Nga ana e tij kryeministri rumun Ponta, e vlerësoi si historike vizitën e kreut të qeverisë kinezedhe shtoi se Rumania është e gatshme të rritë bashkëpunimin me Kinën në tregti, energjitikë, hekurudha, në shkëmbime ekpsertësh, duke mbështetur njeri-tjetrin në zhvillimet rajonale dhe globale. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China