Nga 25 deri më 27 nëntor, Kryeministri i Këshillit të Shtetit të Kinës Li Keqiang do të marrë pjesë në takimin e liderëve "Kina-Vendet e Evropës Qendrore e Lindore" që zhvillohet në Rumani. Personalitete nga Evropa Qendrore e Lindore, duke komentuar vizitën janë shprehur se bashkëpunimi me interes reciprok midis vendeve të Evropës Qendore e Lindore dhe Kinës do të nxitet më tej.
Kryetari i Lidhjes së Industrisë e Tregtisë së Bukureshtit, Sorin Dimitriu ka theksuar se ekonomitë e vendeve të Evropës Qendrore e Lindore dhe të Kinës janë të ndryshme, por strategjia e tyre e zhvillimit është e njejtë. Dëshira e politikës për forcimin e bashkëpunimit është në nivel të lartë, ka nënvizuar ai. Shumë vende të Evropës Qendrore e Lindore synojnë të shtojnë investimet në inflastrukturë, energjinë e pastër, informacion etj. Ndërsa Kina synon një model të ri të zhvillimit ekonomik dhe po zbaton strategjinë "të shkojmë jashtë Kinës" me teknikat e fondet përkatëse.
Profesori i Universitetit të Teknikës dhe Informacionit në Bullgari, Denchev komenton se Kina ka epërsi në krijimin e teknologjisë së lartë, të talenteve, ndërsa zhvillimi i vendeve të Evropës Qendrore e Lindore është i dukshëm në bujqësi, blegtori, pyje etj. Ndërmarrjet kineze mund të investojnë në industrinë ushqimore dhe në bujqësi në vendet e Evropës Qendrore e Lindore, duke arritur suksese me interes reciprok. (Çang Çuo/Eda Merepeza)