PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Li Keqiang nisi vizitën në Rumani
2013-11-25 10:20:08 CRI Komenti juaj Printoni

Paraditen e 25 nëntorit kreu i qeverisë kineze, Li Keqiang u nis për një vizitë zyrtare në Rumani, e treta vizitë e tij jashtë vendit këtë vit.

Kjo është vizita e parë e një kryeministri kinez në Rumani, pas 19 vjetësh. Në axhendën e vizitës së Li Keqiang-ut në Rumani përfshihen takimet me homologët e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Në fokus të takimeve do të jetë "bashkëpunimi, përfitimet dhe zhvillimet e përbashkëta", njofton ministria e jashtme kineze. Ndërkohë gjatë takimeve pritet të shpallen masat e rëndësishme të bashkëpunimit si dhe do të publikohet një rezolutë rreth prioriteteve të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në deklaratën e ministrisë së jashtme të Kinës theksohet se gjatë takimeve dypalëshe me 15 kryeministrat e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, përfshirë dhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, Li Keqiang do të diskutojë për bashkëpunimin në fushat e energjisë bërthamore, hekurudhave, energjisë termike, bujqësisë dhe materialeve të ndërtimit.(Xu Guang/Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China