PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Diplomatët e huaj mblidhen në Gjenevë për raundin e ri të bisedimeve me Iranin
2013-11-23 10:40:10 xinhua Komenti juaj Printoni

Bisedimet ndërmjet Iranit dhe pesë vendeve të përhershme anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së plus Gjermaninë, mbi programin bërthamor, do të vazhdojnë edhe të shtunën.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry shkoi të premten në Gjenevë për të marrë pjesë në bisedimet bërthamore midis Iranit dhe grupit të vendeve 5+1, ku bëjnë pjesë Britania, Kina, Franca, Rusia, SHBA-ja dhe Gjermania.

Gjatë mbrëmjes së të premtes, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov mbërriti në qytetin zvicerian.

Raundi i ri i bisedimeve, që nisi të mërkurën, është i treti brenda më shumë se një muaji për negociatat mes Iranit dhe gjashtë superfuqive.

Vendet perëndimore kanë kohë që akuzojnë Iranin për zhvillimin e armëve bërthamore, por ky i fundit këmbëngul se programi i tij bërthamor bëhet për qëllime paqësore. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China