Trupa e artistëve kinezë me aftësi të kufizuar, do të jetë më 3 dhjetor në Tiranë në Teatrin e Operës dhe të Baletit për të dhënë një shfaqje për publikun shqiptar.
Ndër të tjera, trupa e artistëve kineze do të këndojë edhe dy këngë të njohura shqiptare.
Trupa e artistëve me aftësi të kufizuar e Kinës u themelua në vitin 1987, pranë organizatës së njerëzve me aftësi të kufizuar.