Parlamenti Europian miratoi të enjten në Strasburg Programin Kornizë të BE-së për Kërkimet dhe Risitë 2014-2020.
Ky program 7-vjeçar i titulluar "Horizont 2020" është programi kornizë i 8-të i BE-së për kërkimet dhe risitë, me një buxhet të përgjithshëm 70.2 miliardë euro.
Programi përbëhet nga tre pjesë: "Sfidat shoqërore", "Ekselenca shkencore" dhe "Drejtimi në industri".
Sipas deklaratës së publikuar nga Komisioni Europian, programi "Horizont 2020" do të shqyrtohet zyrtarisht nga vendet anëtare të BE-së. Programi do të fillojë të zbatohet nga 1 janari i vitit 2014. (Xu Guang/Artani)