Monday  Apr 21th   2025  
PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
BE-ja zhgënjehet nga pezullimi i bisedimeve të MSA-së nga Ukraina
2013-11-22 10:11:19 CRI Komenti juaj Printoni

Bashkimi Europian shprehu zhgënjim pasi Ukraina pezulloi bisedimet për Marrëveshjen e Asocim Stabilizimit. Ministri i Jashtëm lituanez, vendi i të cilit mban edhe presidencën të BE-së, Linas Linkevicius shtoi se pritet një shpjegim nga Kievi për këtë vendim.

Më herët parlamenti ukrainas votoi kundër mjekimit të lirederes së opozitës Julia Timoshenko jashtë vendit, ndërsa pezulloi bisedimet me Brukselin për Marrëveshjen e Asocim Stabilizimit dhe bashkëpunimin dypalësh politik dhe tregtar.

"Lidhjet mes BE-së dhe Ukrainës nuk do të përfundojnë, pavarësisht se çfarë vendimi përfundimtar do të marrë qeveria. Ukraina ende do të jetë një vend i rëndësishëm ndër partnerët e BE-së në Europën Lindore," tha Linkevicius.

Në fund të nëntorit, në Lituani do të zhvillohet samiti i partnerëve të BE-së në Europën Lindore. Fokusi i samitit do të jetë nënshkrimi i Marrëveshjes së Asocim Stabilizimit mes Kievit dhe Brukselit. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte
E shtunë
E diel
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China