PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Futboll, "Roma" mund të ketë një investitor kinez
2013-11-22 10:00:07 CRI Komenti juaj Printoni

Mediat italiane njoftuan të enjten se manjati kinez Wang Jianlin mund të investojë në klubin e Serisë A "Roma". Por deri tani ky lajm nuk është konfirmuar nga asnjëra prej palëve të interesuara.

Gazeta "Il Sole 24 Ore" njofton që një biznesmen kinez ka shfaqur dëshirën për të hedhur para në klubin "Roma" dhe se ai është presidenti i Grupit "Wanda" Wang Jianlin, që renditet i pari në listën e njerëzve më të pasur në Kinë të "Forbes"-it.


Grupit "Wanda" Wang Jianlin

Tani 78 % e aksioneve të "Romës" zotërohet nga "Neep Roma Holding", një sipërmarrje me investime të përbashkëta amerikane dhe italiane.


Roma

"Deri tani nuk kemi marrë asnjë vendim. Në gjendjen e tanishme, investimet nuk janë strategjike, por jemi të gatshëm të shqyrtojmë çdo rast të favorshëm," deklaroi Banka "Unicredit", që është një nga pronarët e klubit. (Jiang Lei/Artani)

 

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China