Nga 25 deri në 27 nëntor, kryeministri i Kinës Li Keqiang do të marrë pjesë në takimin e liderëve midis Kinës dhe Evropës Qendrore dhe Lindore,që zhvillohet në Rumani.
Zv-ministri i jashtëm i Kinës Hong Tao u shpreh se bashkëpunimi midis Kinës dhe shteteve europiane qendrore dhe lindore shënon një nivel të ri në marrëdhëniet kino-evropiane. Takimi do të rrisë nivelin e bashkëpunimit dypalësh.(Fang Xiaoyu/Eda)