PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Li Keqiang do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Kinës dhe Evropës Qendrore dhe Lindore
2013-11-22 18:52:29 CRI Komenti juaj Printoni

Nga data 25 deri në 27 nëntor, kryeministri i Kinës Li Keqiang do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Kinës dhe Evropës Qendrore dhe Lindore, në Rumani, ku do të zhvillojë dhe një vizitë zytare. Të premten, zv-ministri i jashtëm kinez Song Tao deklaroi se takimi me temë "Interesa reciproke, zhvillim i përbashkët", pritet t'i japë një drejtim të ri bashkëpunimit midis Kinës dhe shteteve evropiane qendrore dhe lindore.

Në një konferencë për shtyp Song Tao tha se vizita e kryeministrit Li Keqiang është një aktivitet i rëndësishëm që pason takimin e 16-të të liderëve kino-evropianë. Ai shtoi se është hera e parë që kreu i qeverisë së re merr pjesë në takimin mes liderëve të Kinës dhe homologëve të Evropës Qendrore dhe Lindore. Kjo vizitë pritet të nxitë bashkëpunimin midis Kinës dhe shteteve evropiane qendrore lindore.

Song Tao tha se Li Keqiang do të marrë pjesë gjithashtu në tryezën e rrumbullakët "1+16", dhe do të mbajë fjalime në forumet ekonomike përkatëse. Ai do të takohet me kryeministrat e shteteve evropiane qendrore dhe lindore. Në këto takime pritet të përcaktohen parimet e bashkëpunimit, të formulohet planifikimi i bashkëpunimit, të shpallen masat për bashkëpunim si dhe të përcaktohen drejtimet e bashkëpunimit. Pas takimit,pritet të publikohet një rezolutë e nivelit të lartë.

Song Tao tha se gjatë takimeve dypalëshe me kryeministrat e të 16-të shteteve, do të diskutohet rreth mundësive të bashkëpunimit në sektorin e energjisë bërthamore, për rrjetin hekurudhor, bujqësinë dhe fusha të tjera. Besoj se me përpjekje të përbashkëta, takimi do të jetë i sukseshëm dhe do të rrisë nivelin e bashkëpunimit, midis Kinës dhe 16 shteteve evropiane qendrore dhe lindore, tha ai.

Sekretari i përgjithshëm i ministrisë së tregtisë Zhang Xiangchen bëri të ditur se kjo ministri po përgatitet për sesionin e 3-të të Forumit Ekonomik-Tregtar midis Kinës dhe Evropës Qendrore dhe Lindore, që zhvillohet në Rumani. Rreth 400 pjesëmarrës kinezë të forumit janë nga fushat e energjisë, tranportit, telekomunikacionit, turzimit etj. Numri i pjesmarrësve nga Rumania dhe shtetet e tjera të Evropës Qendore dhe Lindore në forum është nga 500 deri në 600 veta.

Zhang Xiaochen tha se nga janari deri në tetor të këtij viti, të ardhurat e realizuara nga shkëmbimet tregtare mes Kinës dhe shteteve të Evropës Qendrore dhe Lindore arritën në 45.5 miliardë dollarë. Ndërsa vlera e investimit të ndërmarrjeve kineze në këto vende ka kaluar shifrën 3.5 miliarë dollarë.

Song Tao nënvizoi se bashkëpunimi midis Kinës dhe shteteve evropiane qendrore dhe lindore është një mënyrë e re e marrëdhënieve dypalëshe, ndaj dhe po merren masa të reja për t'i forcuar ato në përputhje me interesat e pupujve.

Ai tha se Kina dhe shtetet e Evropës Qendrore dhe Lindore kanë një histori të gjatë miqësie. Në vitin 2012, rritja e shkëmbimeve tregtare me këto vende ishte më e lartë se me mbarë Evropën. Nxitja e bashkëpunimit ka rritur interesin e popujve të të 17 shteteve, tha ai duke shtuar se bashkëpunimi midis Kinës dhe Evropës Qendrore dhe Lindore po ngrihet në një nivel më të lartë dhe pritet të thellohet më tej. Në këtë kontekst, takimi është shumë i rëndësishëm. 17 kryeministrat e Kinës dhe shteteve të Evropës Qendrore dhe Lindore do të takohen në kryeqytetin rumun, Bukuresht për të planifikuar drejtimin e ardhshëm të zhvillimit të bashkëpunimit. (Fang Xiaoyu/Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China