Nga data 20 deri 21 nëntor, u mbajt në Pekin takimi i 16-të i liderëve kino-evropianë, pas të cilit u publikua "Plani strategjik i bashkëpunimit deri në vitin 2020". Zv-ministri i jashtëm i Kinës Song Tao e vlerësoi planin si ambicioz, real dhe strategjik.
Takimi u zhvillua me rastin e 10 vjetorit të marrëdhënieve të partneritetit strategjik kino-evropian, ku të dyja palët ndanë mendime për rritjen e bashkëpunimit. Lidhur me rezulatin e takimit, Song Tao tha se të dyja palët do të zhvillojnë marrëdhënie të partneritetit strategjik në të gjitha fushat. Sipas tij, të dyja palët vendosën të publikojnë "Planin strategjik të bashkëpunimit deri në vitin 2020", dhe deklaruan se do të fillojnë bisedimet mbi marrëveshjen e investimit, si dhe kanë nënshkruar marrëveshje mbi energjinë, bujqësinë dhe të drejtat e pronësisë intelektuale. (Fang Xiaoyu/Eda Merepeza)