Më 20 nëntor u hap në Pekin ekspozita e parë e vitit 2013 e qyteteve të Kinës dhe të Evropës. Në ekspozitë prezantohen qytete dhe qyteza me karakteristika të veçanta të Kinës dhe Evropës, duke krijuar mundësinë e bashkëpunimit dypalësh, në fusha të ndryshme. Pritet që ekspozita të nxitë njohjen e mëtejshme të Evropës me tregun kinez, si dhe zhvillimin e qyteteve të Kinës.
Në një periudhë 30 vjeçare të reformës dhe hapjes ndaj botës, qytetet kineze janë zhvilluar shpejt. Deri në fund të vitit 2012, urbanizimi i Kinës ka arritur në 52.7 për qind dhe popullsia e qyteteve ka shënuar shifrën 710 milionë. Në të njëjtën kohë, sfidat e dendësisë së popullsisë, trafikut apo ndotjes së mjedisit janë të dukshme.
Para hapjes së ekspozitës, zv-kryeministri kinez Zhang Gaoli zhvilloi një takim me përfaqesuesit e Bashkimit Evropian, ku theksoi se urbanizimi në Kinë dhe Evropë ndodhet në periudha të ndryshme të zhvillimit, ndaj dhe potenciali i bashkëpunimit është shumë i madh.(Du/Eda)