Fondi privat gjerman Shtiftun Merkator deklaroi ditët e fundit se brenda pesë vjetëve të fundit, do të investojë 18.4 milionë euro për krijimin e institutit më të madh në Europë mbi çështjet kineze, për të thelluar njohjen dhe konmunikimin me Kinën.
Siç mësohet, deri në fund të vitit tjetër, instituti i Merkatorit për çështjet kineze do të punësojnë 30 specialistë për studimet në katër fusha, përkatësisht në politikë, ekonomi, shoqëri, mediat, kulturën moderne, inovacionin dhe mbrojtjen e mjedisit në Kinë. Drejtori i Institutit, njëherësh ekspert i njohur gjerman i Kinës, Sebastian Hailman, u shpreh në një konferencë shtypi se studimet e institutit nuk do të kufizohen mbi historinë dhe traditat kulturore kineze, por do të fokusohen edhe mbi problemet kryesore të shoqërisë në Kinë.
"Instituti do të luajë një rol të rëndësishëm në promovimin e zhvillimit të Kinës, si dhe për sfidat që do t'i sjellin Gjermanisë dhe Evropës. Në Gjermani informacioni për Kinën nuk është i plotë. Instituti ynë studimor do të përpiqet të krijojë një imazh sa më afër realitetit", tha prof. Hailman.