Pekini bëri thirrje të enjten për shfrytëzimin e të gjitha mundësive për të arritur një rezultat pozitiv në bisedimet për programin e diskutueshëm bërthamor të Iranit.
Ministria e Jashtme tha se çështja e programit bërthamor të Teheranit, ndodhet në një çast pozitiv, pasi komuniteti ndërkombëtar është i angazhuar në një raund të ri dialogun me Iranin në Gjenevë.
"Ne shpresojmë se palët e përfshira në dialog do të shfrytëzojnë mundësinë e shfaqur dhe do të gjejnë zgjidhjen më të mirë nëpërmjet dialogut," tha zëdhënësi Hong Lei. (Leftion Peristeri)