PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina dhe BE-ja vulosin një plan "paprecedentë" bashkëpunimi
2013-11-21 19:55:10 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang e përshkroi si të "paprecedentë" planin dypalësh të bashkëpunimit të arritur midis Kinës dhe Bashkimit Europian.

"Ky plan i paprecedentë ka një përmbajtje të gjerë, që fillon që nga bashkëpunimi mbi hapësirën kozmike e lufta kundër piraterisë, deri tek urbanizimi dhe energjia," u tha Li gazetarëve në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin, së bashku me presidentin e Këshillit të BE-së Herman Van Rompuy dhe presidentin e Komisionit të BE-së Manuel Barroso në mbyllje të samitit.

Li e quajti planin "një udhërrëfyes" për bashkëpunimin Kinë – Europë deri në vitin 2020, i cili përfshin gjithashtu edhe bisedimet dypalëshe mbi një protokoll tregtie.

Të dy palët do të diskutojnë gjithashtu mundësinë e një marrëveshjeje të tregtisë së lirë dhe do të punojnë së bashku për arritjen e objektivit për ta çuar tregtinë dypalëshe në 1 trilion dollarë brenda vitit 2020.

"Të gjitha këto lëvizje do të fuqizojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik, " tha Li.

Në kuadër të samitit, Li, Rompuy dhe Barroso morën pjesë në nënshkrimin e tre marrëveshjeve mbi energjinë, pronësinë intelektuale dhe teknologjinë bujqësore. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China