PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Liderët e Kinës dhe BE-së mbajtën samitin vjetor në Pekin
2013-11-21 19:22:38 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang dhe liderët e Bashkimit Europian, filluan të enjten në Pekin takimin e tyre të përvitshëm, që do të përfundojë me një dokument të përbashkët, pasi të dy palët po përgatiten për të filluar negociatat mbi një protokoll tregtie.

Li mori pjesë në takimin e 16-të Kinë – BE, së bashku me presidentin e Këshillit të BE-së Herman Van Rompuy dhe presidentin e Komisionit të BE-së Manuel Barroso në hapje të samitit.

Ai tha se Kina shpreson të fillojë bisedimet për protokollin e investimeve. "Shpresoj se të dyja palët do të zhvillojnë bisedime të suksesshme," shtoi kryeministri.

Li tha se Kina mbështet kompanitë e mëdha dhe me reputacion për të investuar në Europë, ndërsa njëkohësisht u kërkoi liderëve europianë të heqin pengesat mbi eksportin e produkteve me teknologji të lartë.

Në samitin Kinë – BE, pala kineze kundërshtoi proteksionizmin tregtar. (Fang Xiaoyu/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China