Këshilli i Sigurimit i OKB-së e dënoi shpërthimin e së martës në hyrje të ambasadës iraniane në Bejrut, që ka shkaktuar 23 veta të vdekur, përfshirë një atashe kulturor iranian, si edhe mbi 140 të plagosur.
Ambasadori kinez në OKB Liu Jieyi ka lexuar një deklaratë në selinë e kësaj organizate në Nju-Jork, kur kërkohet nxjerrja e organizatorëve të këtij shpërthimi para drejtësisë.
Një grup i lidhur me "Al-Kaedën" në Liban e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës.
Presidenti iranian Hasan Ruhani u shpreh se shpërthimi synon të minojë sigurinë në të gjithë rajonin.
Libani po vuan nga një varg përleshjesh sektare midis sunitëve dhe shiitëve, që kanë lidhje me konfliktin në Sirinë fqinje.
Shpërthimi pranë ambasadës iraniane ndodh në prag të bisedimeve të tjera mes fuqive botërore dhe Iranit mbi programin e diskutueshëm bërthamor të Teheranit. (Artani)