Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën e tij zyrtare në Londër me një takim me homologun britanik David Cameron, i cili mbështeti integrimin e Shqipërisë në BE.
"Gjatë takimit me homologun britanik, kryeministri Rama u përqëndrua tek e ardhmja evropiane e Shqipërisë dhe reformat e ndërmarra nga qeveria që drejton, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ", bën të ditur zyra e shtypit e kryeministrit.
Sipas njoftimit, dy kryeministrat biseduan dhe për marrëdhëniet dypalëshe, që u cilësuan si të shkëlqyera, si dhe për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar. (Nga GazetaPanorama)