PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina dhe BE-ja do të rrisin bashkëpunimin tregtar dhe investimet
2013-11-20 20:42:10 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua në Pekin me presidentin e Këshillit të Evropës Herman Von Rompuy dhe kreun e Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso, në prag të takimit të 16-të të liderëve kino-evropianë, që mbahet më 21 nëntor.

Gjatë takimeve presidenti Xi Jinping theksoi se Kina dhe Evropa duhet të shtojnë dialogun, besimin e ndërsjelltë, të forcojnë komunikimin mbi çështjet e rëndësishme botërore, të ruajnë paqen dhe stabilitetin. Dëshirojmë që në Evropë të krijohet një mjedis sa më i mirë për investimet kineze, tha kreu i shtetit Xi Jinping.

Nga ana e tyre zyrtarët e lartë evropianë shprehën përkrahjen për reformën e gjithanshme të ndërmarrë nga Kina. Zhvillimi i Kinës është i rëndësishëm për Evropën. Kina dhe Europa kanë një ëndërr të përbashkët për të realizuar paqen, drejtësinë dhe mirëqenien, ndaj duhet të përkrahim dhe ndihmojmë njeri-tjetrin në rrugën e zhvillimit, theksuan Ropmuy dhe Barroso.(Fang Xiaoyu/Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China