Në Ministrinë e jashtme të Kinës u mbajt një konferëncë për shtyp lidhur me vizitën e kryeministrit Li Keqiang në Uzbekistan. Zv-ministri i jashtëm Cheng Guoping deklaroi para mediave kineze dhe të huaja se kryeministri Li do të marrë pjesë në takimin e 12-të të kryeministrave të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), ku do të diskutohet për bashkëpunimin në kuadër të SCO-së, si dhe do të analizohet situata aktuale.
Gjatë takimit pritet të nënshkruhet "Marrëveshja për lehtësimin e Transportit Rrugor Ndërkombëtar të SCO-së", e cila krijon kushte të favorshme për transportin mes Azisë dhe Evropës.
Cheng Guoping u shpreh se gjatë kësaj vizite, kryeministri Li Keqiang do të zhvillojë takime me liderë të Uzbeksitanit dhe të shteteve të tjera pjesmarrëse. (Fang Xiaoyu/Eda Merepeza)