20131119Konfuci |
Kryeministri shqiptar Edi Rama prezantoi të hënën Institutin Konfuci të Universitetit të Tiranës, që sipas tij do të përforcojë lidhjet midis Kinës dhe Shqipërisë.
Duke folur në ceremoninë e prezantimit, Rama theksoi se qeveria shqiptare është e vendosur të forcojë lidhjet akademike dhe kulturore, përveç vazhdimit të shkëmbimeve të biznesit në nivel qeverish.
Rama shtoi se instituti u jep një dimension të ri marrëdhënieve Shqipëri – Kinë..
Edi Rama
"I pranishëm në universitet më të mirë ndërkombëtare, jam i bindur se ky institut do të ndihmojë në në nxitjen e bashkëpunimit edhe në sektorë të tjerë," nënvizoi Rama.
Ministrja e Arsimit dhe Sporteve Lindita Nikolla e quajti institutin Konfuci një vlerë të shtuar të Universitetit të Tiranës. Ndërsa rektori Dhori Kule tha se instituti do të rritë nivelin e cilësisë.
Han Zhen, Drejtuese e Universitetit të Gjuhëve të Huaja të Pekinit, nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit midis dy universiteteve. Ajo tha se detyrë kryesore e institutit është mësimi i gjuhës kineze, pa përjashtuar organizimin e aktiviteteve kulturore dhe ndihmën ndaj biznesit.
Ye Hao
Ambasadori kinez në Shqipëri, Ye Hao, e konsideroi hapjen e Institutit Konfuci, një gur themeli në marrëdhëniet midis dy vendeve.
"Çdo vend duhet ta njohë më mirë njëri tjetrin dhe të ketë një marrëdhënie më të hapur. Vetëm në këtë mënyrë në mund të gëzojmë së bashku zhvillimin e botës," tha ambasadori. (Leftion Peristeri)
(Foto ngahttp://www.kryeministria.al)