PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Bejrut- 23 të vrarë dhe 146 të plagosur nga shpërthimet
2013-11-19 19:24:46 CRI Komenti juaj Printoni

Bilanci i atentatit të dyfishtë me bombë pranë ambasadës së Iranit në Bejrut ka arritur në 23 të vrarë dhe 146 të plagosur, njoftojnë burime nga ministria libaneze e shëndetësisë.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve NNA, numri i viktimave të shpërthimit pritet të rritet. Agjencia e lajmeve kishte njoftuar më parë se shpërthimet u shkaktuan nga dy kamikaze. Ndërsa një burim i forcave të sigurisë ka deklaruar se sasia e eksplozivit të përdorur gjatë shpërthimit duhet të jetë rreth 100 kg TNT.

Sipas televizionit "Al Mayadeen", ekipet e mbrojtjes civile po punojnë për të nxjerrë të mbijetuarit nga zjarri që përfshiu godinat përreth, pas shpërthimit. Kryeministri i Libanit Najib Mikati u takua me ambasadorin e Iranit Ghadanfar Roknabadi, të cilit i shprehu ngushëllime për viktimat. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China