PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, fillon epoka "Mobile Social"
2013-11-18 10:17:58 CRI Komenti juaj Printoni

Në Kinë, socializmi i internetit të lëvizshëm është bërë një prirje kryesore në treg, thotë Yu Xiaohui, kryeinxhinieri i Institutit Kërkimor të Telekomunikacionit pranë Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit të dielën në Shenzhen të Kinës Jugore.

Weibo (miniblog) dhe Wechat në Kinë janë si Twitter dhe WhatsApp që përdoren kryesisht në vendet e tjera. Weibo dhe Wechat kanë përkatësisht 500 milionë dhe 400 milionë klientë të regjistruar në tregun kinez. Me përhapjen e celularëve "smartphone", gjithnjë e më shumë njerëz në Kinë do të realizojnë lidhje sociale nëpërmjet internetit të lëvizshëm. Deri në fund të korrikut të vitit 2013, numri i përdoruesve të internetit të lëvizshëm në Kinë shënoi 820 milionë, afro 70% prej të cilëve janë me celularë.

Më e rëndësishmja është se tani Wechat po përhapet në fushën komerciale. Kur një përdorues skanon kodin e një malli me Wechat, do të dalë një link për blerjen në internet. Gjithashtu, me bashkëpunim me bankat kryesore, Wechat mund të ofrojë shërbimet e pagesës.

Inxhinieri Yu Xiaohui thotë se pagesa me aparatet e lëvizshëm do të ndryshojë krejtësisht rolin e softuerëve sociale dhe do të lindë një kornizë të re financiare që njihet si financa e internetit. "Ky do të jetë drejtimi kryesor i zhvillimit të internetit në tregun kinez," shton Yu. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China