Shkrimtarja britanike, nobelistja Doris Lessing u nda nga jeta në moshën 94-vjeçare.
Vepra e saj më e njohur është "The Golden Notebook", që analizon mundimet e gruas gjatë Luftës së Ftohtë.
Gjatë karrierës së saj Lessing ka shkruar vepra mbi kolonializmin në Afrikë, sufizmin etj.
Në vitin 2007, Lessing fitoi Çmimin Nobel për Letërsi, duke u bërë shkrimtarja e 11-të që merr këtë çmim që nga fillimet e tij.
Ajo u lind në Iran në vitin 1919 dhe u largua nga shtëpia në moshën 15-vjeçare për të punuar si kujdestare fëmijësh.
Pas dështimit të martesësë së saj të dytë, Lessing iku në Londër kur ishte 30 vjeç, për të nisur atë që do të rezultonte në një karrierë afatgjatë. (Albana)