Një avion i rrëzuar në Rusi ka shkaktuar vdekjen e 52 njerëzve. Boingu 737 u përplas ndërsa po ulej në pistën e aeroportit Kazan, 800-kilometra në lindje të Moskës.
Në bordin e avionit ndodheshin 46 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.
Viktor Yusenko i Ministrisë ruse të Emergjencave tha se kanë filluar punën forcat e shpëtimit, ndërsa një ekip psikologësh po punojnë me të afërmit e viktimave.
"Një komision qeveritar po punon për të lehtësuar situatën dhe të parandalojë shpërthimin e një zjarri tjetër," tha Yusenko.
Deri tani është e paqartë se çfarë e shkaktoi përplasjen, por disa të dhëna sugjerojnë se përplasja ndodhi pasi avioni u urdhërua të bënte një tjetër rrotullim rreth aeroportit.
Ende nuk është publikuar lista me kombësinë e viktimave. (Leftion Peristeri)