Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit Jennifer Psaki tha më 14 nëntor se i dërguari i posaçëm amerikan Glyn Davies do të bëjë një tur vizitash në Kinë, Korenë e Jugut dhe Japoni, ku do të diskutojë mbi politikat ndaj Koresë së Veriut.
Në një konferencë shtypi, Psaki tha se në pamundësi për rifillimin e bisedimeve 6 palëshe, Koreja e Veriut duhet të marrë masa për realizimin e detyrimeve të deklaratës së përbashkët të vitit 2005. Sipas zëdhënëses Psaki, pala koreano-veriore nuk ka marrë masa, ndaj SHBA-ja do të bashkëpunojë me partnerët në rajon.
Pas përfundimit të bisedimeve 6 palëshe në dhjetor të vitit 2008, diskutimi rreth çeshtjes bërthamore në Gadishullin Korean është ndërprerë dhe deri tani bisedimet 6 palëshe nuk pritet të rifillojnë.
(Çang Çuo/Eda Merepeza)