PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ekspertët për reformat pas sesionit të PKK-së
2013-11-14 14:15:18 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:梦想---Mèng Xiǎng---Ëndërr

Deklarata e publikuar nga sesioni i 3-të plenar i legjislaturës së 18-të të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Kineze tërhoqi vëmendjen e ekspertëve amerikanë që merren me çështjet e Kinës.

Li Cheng është drejtori i Departamentit Studimor të Qendrës së Kinës pranë Institutit Brookings në Uashington. Ai u shpreh për Radion e Jashtme të Kinës se drejtimi i caktuar nga sesioni i 3-të i PKK-së i ka nxitur të gjithë. Sipas tij, në këtë sesion, janë përcaktuar drejtimi si dhe perspektiva e zhvillimit të Kinës për vitet e ardhshme, çka ka një rëndësi të madhe historike.

"Kjo është plotësisht në kuadër të 'Ëndrrës kineze' të paraqitur nga kryetari i Shtetit i Kinës, Xi Jinping. Në këtë ëndërr (ose mengxiang), njëra anë është rimëkëmbja e kombit kinez e ana tjetër është fuqizimi i klasës së mesme, që do të thotë se qytetarët e shtresave bazë të jenë pjesë e shtresës së mesme," thotë Li Cheng.

Li Cheng, që është një studiues amerikan për çështjet kineze vuri në dukje se në komunikatën e sesionit të 3-të plenar të PKK-së, është vënë theksi te roli vendimmarrës i tregut në shpërndarjen e burimeve. Kjo ka treguar se Kina është e gatshme që të hapë më tej tregun e saj.

Gjatë këtij procesi, sipas Li, hapja e mëtejshme në fushën financiare do t'i ofrojë kompanive të vogla e të mesme, posaçërisht atyre private, ndihmë më të nevojshme në fonde. Kështu, kompanitë mund të bëhen pjesë e konkurrencës në treg në mënyrë të barabartë dhe do të krijohet një ambient pozitiv konkurrence dhe zhvillimi. Dhe me një ambient të tillë, sigurisht do të tërhiqen më shumë investime të huaja.

Li u shpreh gjithashtu se megjithëse në komunikatën e sesionit plenar të PKK-së nuk janë shtjelluar hollësisht masat për thellimin e reformave, në Zonën e Tregtisë së Lirë të Shangait, që është një pjesë e rëndësishme e reformave, çmimi i pronave të paluajtshme brenda dy muajsh është rritur me 50%. Prandaj, sipas tij, ka optimizëm për reformat ekonomike dhe zhvillimin e Kinës.

"Mendoj se ky është një rast shumë i mirë. Kjo është një pikë e re kthese në zhvillimin ekonomik të Kinës. Nëse nuk kemi parë fuqizimin e shtresës së mesme gjatë dekadës së fundit, tani është momenti të shohim raundin e ri të zhvillimit të ekonomisë private. Kjo pasi vendimarrësit e PKK-së e kanë përcaktuar këtë koncept dhe kjo është një detyrë e rëndësishme e administratës së Xi Jinping-ut," tha Li Cheng. (Jiang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China