PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Siria angazhohet për pjesmarrje në konferencën Gjeneva II
2013-11-14 10:06:01 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri sirian i informacionit Omran al-Zoubi ka deklaruar se qeveria do të marrë pjesë në konferencën Gjeneva II dhe do të jetë e hapur ndaj të gjitha ideve. Komentet ai i bëri gjatë një interviste në kanalin televiziv shtetëror sirian, ku nënvizoi seriozitetin e qeverisë për të marrë pjesë në bisedimet e paqes në Gjenevë si dhe për një zgjidhje politike për krizën e tejzgjatur në vend.

I pyetur për kushtet e vëna nga opozita siriane në mërgim për pjesmarrjen në Konferencë, ministri tha se opozita nuk ka një program politik.

Koalicioni Kombëtar Sirian në mërgim (SNC), deklaroi në fillim të javës se pjesmarrja e tyre në Konferencën e dytë të Gjenevës, kushtëzohet nga fakti që presidenti Bashar al-Assad të mos luajë asnjë rol në tranzicionin politik të pushtetit në Siri. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China